Qytetarët mund të paguajnë përmes celularit faturën e energjisë elektrike

Që sot qytetarët do të mund të paguajnë përmes celularit faturën e energjisë elektrike përmes aplikacionit EasyPay që ofron shërbime të shumta për të gjithë përdoruesit e saj.

Çdokush që instalon aplikacionin dhe regjistrohet në EasyPay mund të paguajë tashmë edhe faturat e energjisë elektrike përvecse gjobave të policisë dhe faturave të ujësjellës kanalizime Tiranë (UKT).
Proçedura është e thjeshtë dhe mjaftojnë disa klike për të kryer një pagesë të suksesshme.
Përdoruesi mund të kreditojë llogarinë direkt nga Karta bankare Visa e më pas të paguajë gjobat apo faturat. Easy Pay bëhet kështu një ndërmjetësues mes llogarisë tendë bankare dhe arkës ku do të kryeht pagesaAplikacioni kursen kohë për përdoruesit sepse mundëson pagesa të shpejta nga celulari dhe ofron siguri sipas standardeve më të fundit që aplikohen në sektorin e pagesave.
Në shtator të vitit 2014, u lançua aplikacioni EasyPay për mobile, i pari në Shqipëri për pagesa të shpejta online.

Advertisement