“Tonelata” këngësh gati

Këtë e ka bërë me dije vetë Billie Joe Armstrong, lideri i grupit, i cili tregoi se si janë duke punuar me kapacitet të plotë për një disk të ri që mund të vijë brenda disa muajsh. “Ok, ky është scoop-i. Me Green Day jemi duke u përpjekur çdo ditë për materialet e reja dhe kemi një ton me këngë gati. Drejtimi muzikor është i freskët dhe energjik. Duket vërtetë mirë. Nuk do të zbuloj shumë, por mund të them se unë, Mike (basist), Tre (baterist) dhe Jason (kitarist) mund të qëndrojmë së bashku në studio, me instrumentat në dorë më mirë se në çdo vend tjetër”,- ka postuar vokalisti dhe kitaristi në faqen e tij zyrtare të internetit.

Advertisement