Çereku i të intervistuarve kanë pohuar se u duhet të bëjnë ca ndryshime në garderobë për të “akomoduar” fizikun e ri, pasojë e porcioneve të mëdha dhe tundimit. Një e pesta pohuan se partneret i kishin rritur porcionet e vakteve, ndërkohë që 41% pohuan se më tepër snack ishin shfaqur nëpër shtëpitë e tyre. Ushqimet e preferuara gjatë “shtatzanisë mashkullore” përfshijnë pizzat, çokollatat dhe patatinat. Gjithashtu një pjesë e mirë e të intervistuarve kanë pranuar se kanë pirë rregullisht birrë.
Sondazhi i realizuar nga www.onepoll.com, me 5 000 burra zbuloi se zakonet ushqimore gjatë kësaj periudhe u kanë shtuar atyre të paktën 6 cm në zonën e belit. 42% e çifteve kalojnë më tepër kohë në restorante e pube në darkë, në mënyrë që të kalojnë sa më tepër kohë së bashku përpara lindjes. 1/5 e baballarëve e kishin kuptuar se ishin shëndoshur kur nuk i bënin më rrobat. Pas lindjes së fëmijës 31% e baballarëve ju bashkuan partnereve në dietën post-lindje.
Zëdhënësi i OnePoll ka thënë: ”Dihet që femrat gjatë shtatzanisë shtojnë në peshë dhe nuk është aspak e çuditshme që kanë dëshirë të ngacmojnë më tepër ushqime kalorike dhe snack. Kështu nëse kuzhina është plot me ushqime dhe snack, nuk ka se si burrat të mos tentohen të ngacmojnë. Problemi është se ato nuk zgjedhin të hanë snack si ëmbëlsirat, por konsumojnë birrat. Kështu partneret nuk duhet të fajësohen për shëndoshjen e tyre”,- ka mbyllur deklaratën e tij zëdhënësi i ONePoll.