“Pushim” i detyruar

Mjekët e kanë urdhëruar këngëtaren kanadeze të bëjë pushim deri në muajin qershor dhe ky është një lajm i keq për kazinonë Caesar’s Palace në Las Vegas, vendi ku Celine jepte koncerte. “Po mundohesha të këndoja javën e kaluar dhe kuptova se nuk e kontrolloja dot zërin tim. Mendova se pas disa ditësh pushimi do të përmirësohesha, por asgjë nuk ndryshoi”,- tha këngëtarja 43-vjeçare. “Doktorët më kanë siguruar se do të rikthehem 100% e shëruar pas këtij pushimi, por më vjen shumë keq për fansat që donin të më shihnin në skenë”,- ka shtuar këngëtarja për mediat amerikane. “Padyshim të mos jesh në gjendje të këndosh është gjëja më e tmerrshme për një këngëtar. Shpresoj që fansat e mi të më falin. Më vjen me të vërtetë shumë keq”,- ka përfunduar Celine Dion.

Advertisement