“Monstër me qime”

Kjo është Madonna, super në formë për kopertinën e muajit dhjetor të "Harper's Bazaar" së bashku me Andrea Riseborough protagonisten e filmit të saj "W.E.". Në këtë intervistë artistja ka folur për punën e saj më të fundit regjizoriale, për seksin dhe për adoleshencën e saj të vështirë. “Kur isha adoleshente nuk trukohesha dhe nuk depilohesha. Djemtë më tallnin dhe më quanin “monstër me qime”,- ka rrëfyer mbretëresha e popit. Në fakt duket shumë e çuditshme të përputhësh Madonnën në versionin çupëlinë dhe Madonnën 50 vjeçare plot glamour dhe bukuri të ditëve të sotme. Me kalimin e viteve Znj. Ciccone ka evoluar, është rafinuar (dhe ka bërë ndonjë ndërhyrje tek-tuk) duke kaluar nga njëri look në tjetrin.

Me siguri Veronica Louise që shkonte në shkollë vite më parë ka pasur problem të tjera: “Ka qenë një torturë e vërtetë. Meshkujve nuk ju dukesha fare tërheqëse”,- ka rrëfyer diva. Ndërsa tani problemet duket se janë tërësisht të tjera si psh. kritikat e marra për filmin e saj "W.E.". “Të bësh një film është shumë e vështirë. Është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”,- ka shpeguar Madonna. Por sigurisht që një intervistë e tillë nuk mund të linte jashtë temën e seksit. “Besoj se bota nuk ndihet rehat me seksualitetin femëror. Gjithçka shihet nga një këndvështrim mashkullor dhe gruaja bëhet gjithnjë objekt nga meshkujt. Madje dhe vetë femrat ndihen mirë në këtë pozicion. Si për ironi kur ndryshojnë rolet janë vetë femrat që ndihen në siklet. Mendoj se gjithçka është fryt i kushtëzimit të cilit i jemi nënshtruar”.

Advertisement