Këtë herë ka rrëfyer për THE TIMES. Ka folur për marrëdhëniet me mikun e tij Mick Jagger dhe me të fejuarën e tij, burgun, dashuritë. Për Mick ka thënë: ”Ish e dashura e tij Marianne Faithfull më ka rrëfyer se Mick e ka të vogël”. I pyetur nëse Mick i kish kërkuar që t’a hiqte pjesën me detaje intime, Richards është përgjigjur se nuk e ka thënë ai vetë këtë detaj, por persona të tjerë. Duket sikur Richards shfryhet nga pak me kolegun të cilin shpesh e quan “shkëlqesia e tij” apo “Brenda”. “E dua Mick, por nuk kam shkuar në shtëpinë e tij që prej 20 vitesh. Ndonjëherë më mungon miku im, por pastaj shoh që zhduket”,- ka thënë kitaristi 67 vjeçar.