“Kur e mbajta për herë të parë në krahë…”

“Asgjë nuk mund t’a shpegojë ndjesinë. Ke një lidhje të menjëhershme kur mëson se je shtatzënë dhe ndjen fëmijën të rritet brenda teje, por kur e merr në dorë për herë të parë nuk ka fjalë që t’a përshkruajë. Një klishe e vjetër sugjeron se gjithçka që duan mamatë e ardhshme është të mbajnë në krahë foshnjën e tyre për herë të parë, por kjo është një nga ato klishetë e vërteta”,- është cituar të ketë thënë artistja për revistën britanike STAR. Beyoncè ka rrëfyer edhe se bashkëshorti Jay-Z është shumë i emocionuar që u bë baba dhe se prisnin me padurim për të çuar vajzën në shtëpi. “Unë jam shumë e ekzaltuar. Kemi qenë prindër që në momentin që isha shtatzënë. Fëmija është dhurata më e madhe që mund të kesh në jetë dhe jemi shumë të entuziazmuar dhe të bekuar që po jetojmë këtë situatë. Jemi shumë të lumtur që shkuam në shtëpi dhe do të nisim këtë fazë të re të jetës sonë. Stafi i spitalit ka qenë i mrekullueshëm, por ishim gati të shkonim në shtëpi dhe t’i tregonim vogëlueshes se ku do të jetonte”,- ka thënë Beyoncè.

Ndërkohë çifti ka vendosur të dhurojnë për bamirësi pjesën më të madhe të dhuratave që morën për beben e tyre. Reperi dhe këngëtarja janë mbushur plot me dhurata që kur vogëlushja Blue Ivy erdhi në jetë. Ata u janë shumë mirënjohës miqve, por kanë planifikuar që t’i ndihmojnë të tjerët që kanë më pak fat se ata. “Ata kanë marrë qindra dhurata këto ditë. Oprah Winfrey i solli shumë libra për fëmijë e të tjerë si P. Diddy, Kanye West, Rihanna dhe Mariah Carey kanë dërguar dhurata luksoze. Ata kanë vendosur që t’a dhurojnë pjesën më të madhe tek shoqatat e bamirësisë lokale për mamatë e reja. Ata kanë dhuratën më të çmuar, vogëlushen e tyre, ndaj duan të ndihmojnë ata që s’janë me aq fat”,- ka thënë një burim.

Advertisement

Gjithsesi çifti do t’a mbajë të paktën një dhuratë për vogëlushen, biberonin me diamantë. “Një mik shumë i afërt i tyre në industrinë muzikore u ka dërguar një biberon me diamantë Cartier, që mund të ketë kushtuar rreth 20,000$. Blue ka aksesorin e saj të parë Bling-Bling”,- ka thënë një burim për Daily Star. Ndërkohë Blue është personi më i ri që është shfaqur në klasifikimet e Billboard. Vogëlushja mund të dëgjohet teksa merr frymë dhe qan në këngën GLORY të babi Jay-Z, këngë e cila u regjistrua dhe publikua vetëm 48 orë pas lindjes së saj.