Qeveria rumune ishte nën presion sot para manifestimeve të reja parashikuar në mbrëmje, pas mobilizimit rekord prej gjysëm milionë persona, për të kërkuar dorëheqjen e ekzekutivit në detyrë që prej një muaji.
Kryeministri socialdemokrat (PSD) Sorin Grindeanu i bëri thirrje popullsisë për qetësi duke i garantuar se e kishte kuptuar mesazhin e manifestuesve.
Por, tërheqja të dielën nga dekreti i kundërshtuar që lehtësonte ligjin antikorrupsion nuk mjaftoi për protestuesit që vazhdojnë manifestimet që prej gjashtë ditësh.
“Nëse ne zbresim në rrugë sonte, ata nuk do të rezistojnë. O sot, o kurrë, do të ishte e mrekullueshme nëse ne do të mund të jemi më shumë”, shkruan një përdorues interneti, Galbus, në rrjetin social Facebook “Coruptia ucide” (”Korrupsioni vret”), përdorur nga manifestuesit.
Të dielën, të paktën 500 000 persona, sipas medias rumune, dolën në rrugët e Bukureshtit dhe 50 qytete të këtij vendi prej 20 milionë banorësh.