Qëllohet për vdekje reperi XXXTentacion (Video)

Reperi amerikan XXXTentacion, i cili u bë i famshëm falë dy albumeve hit të njëpasnjëshme, është vrarë në moshën 20-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Floridës ditën e hënë, kur një person e ka qëlluar me armë zjarri.

Reperi, emri i së cilit ishte Jahseh Dwayne Onfroy,  u godit nga disa plumba kur doli nga një koncesionar motorësh në veri të Fort Laudardale, ndoshta viktimë e një tentative grabitje.

Të dyshuarit, të cilët mendohet se kërkonin ta grabisnin, u larguan me një SUV me ngjyrë të errët. 20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -