Mbrëmjen e djeshme në emisionin sportiv “Top Arena” ishte e ftuar aktorja e njohur e teatrit dhe filmit, Niada Saliasi.
Nuk ndodh shpesh që aktorja të japë detaje në intervista rreth jetës së saj private (as këtë herë nuk e bëri), por moderatori Edi Manushi, e pyeti gjithsesi.
Bukuroshja e skenës së teatrit, nuk i shpëtoi pyetjes: “Kur do të vendosësh t’i thuash PO martesës?”, “Kur të jem e dehur…” -u përgjigj ajo me të qeshur duke shtuar se është një moment budallallëku ai që çon dikë në një vendim të tillë.
Pyetjes tjetër nëse e ka gati personin që do t’ia bëjë këtë pyetje, ajo iu përgjigj: “Jo, nuk është akoma…”
Pra, nëse Niada gjen personin e zemrës, me siguri do i duhet t’i propozojë në Las Vegas…