Ajo mund të jetë 52 vjeç, ama ende është një prej femrave më të sharmante të Italisë dhe jo vetëm. Monica Belluci është zgjedhur për kopertinën e muajit shkurt të revistës GQ Italia.

Bashkëngjitur me foton e poshtme, Monica është rrëfyer në një intervistë interesanta ku ka thënë për herë të parë se për çdo gjë që është sot, i detyrohet meshkujve.

Advertisement

“Për çdo gjë iu detyrohem meshkujve. Duhet t’u shtroj atyre një tapet të kuq… sepse më kanë dashur” ka thënë aktorja e njohur.

“Kam qenë gjithnjë e lidhur. Që nga mosha 14 vjeç e deri sot kam kaluar nga një mashkull te tjetri. Janë historitë e gjata ato që të bëjnë të kuptosh më mirë se kush je”- vazhdon ajo.

“Kemi frikë për tupin njerëzor. Kemi frikë për veten tonë. Unë e kam pëlqyer gjithmonë lakuriqësinë. Trupi im? Trupi i një femre në moshën time është trupi i një femre të rritur, një gruaje të pjekur, njësoj si dardha.”

“Mendoj që në moshën 52 vjecare sensualiteti drejtohet në një sens tjetër. Kur ju jeni të rinj impulset vijnë dhe ikin. Por tani nuk e di…Gjithmonë kemi pasur nevojë për dashuri. Intimiteti dhe seksi duhet të sjellë diçka të thellë,” përfundon Monica, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar katër vjet.