Këtë mesa duket e dinë mirë Black Eyed Peas, të cilët pas një sezoni të zjarrtë për të promovuar albumin e ri THE BEGINING kanë vendosur të tërhiqen për disa muaj pushim. “Kemi marrë një pushim të gjatë. Kjo do të thotë se unë dhe Josh do të kemi më shumë kohë për të qëndruar së bashku dhe kjo më kënaq pa masë. Të ndërtojmë një familje? Natyrisht, por jo tani. Gjithsesi nuk jam shtatzanë. Di që Will.I.Am është gati të nxjerrë albumin e tij solo. E kam dëgjuar. Titullohet BLACK EINSTEIN dhe është fantastik. Problemi i vetëm është se i kërkova një kopje për t’a dëgjuar në palestër, por nuk ma dha”,- ka thënë Fergie.


