Pushime në kohë koronavirusi, rriten kërkesat për ishuj privat

Teksa turizmi në të gjithë botën, ka ndaluar për shkak të koronavirusit, ka një rritje të dukshme të kërkesës për ishuj privat.

Ekspertët e turizmit thonë se që nga muaji mars, blerësit apo qiramarrësit potencial, kanë treguar interes në rritje për t’u arratisur nëpër parajsa ekskluzivisht për ta.

Advertisement

Chris Krolow, CEO i agjencisë imobiliare Ontario, që administron më tepër se 800 ishuj për t’i shitur apo dhënë me qira, thotë se ka çdo ditë rreth 150 kërkesa.

Klientët potencial janë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja dhe kryesisht janë të interesuar për ishuj në Karaibe apo në Amerikën Qendrore.

Gladden është një nga ishujt që kompania e Krolow ka në menaxhim, dhe sipas tij ka qenë gjithmonë mjaft i popullor dhe i kërkuar, por që pas shpërthimit të koronavirusit, ai është prenotuar thuajse për çdo ditë të mbetur të këtij viti.

Një natë në këtë ishull kushton 3,695$ nata për 2 persona. Krolow thotë se kërkesat më së shumti janë për marrjen me qira të këtyre ishujve, dhe më pak për t’i blerë, kjo për shkak të burokracive të pushtetit lokal që ka në administrim ishullin.

Gjithsesi çmimet variojnë mes 50 mijë dollarëve për një mini-ishull të pashkelur, deri në 150 milionë dollarë për sipërfaqe disa qindra hektarë dhe një mega vilë në të, thotë Krolow i cili na njofton se është në shitje edhe shtëpia e pushimeve e princeshës Diana.

Burimi: Opinion.al