“Po ndjek një regjim të fortë dhe të lodhshëm stërvitor, kështu që të dielën që e kam pushim ha hamburgera pa fund”,- ka thënë ajo në një intervistë për Rolling Stone. Ndërkohë Katy Perry ka publikuar në facebook-un e saj zyrtar coverin e singëllit të ri E.T. pjesë e albumit TEENAGE DREAM, një kover ky i frymëzuar nga Elizabeth Taylor në filmin CLEOPATRA (1963). Këngëtarja shfaqet në foton bardh e zi me balluken e drejtë e sytë e trukuar si një egjiptiane e vërtetë.
Për momentin artistja po përgatitet për turneun e saj botëror CALIFORNIA DREAM TOUR dhe ka siguruar se: “Do të jetë njësoj si në Broadway. Ky impenjim e ka detyruar të ketë një regjim të rreptë ditor, me shumë palestër, leksione kantoje, kërcimi dhe sigurisht shfletim të përditshëm të skaletës së show-t. “Më duket sikur jam duke u përgatitur për lojrat Olimpike”,- ka thënë ajo. Ky turne parashikon 95 data në të gjithë botën, 15 veshje të ndryshme dhe një skenografi magjike me shumë karamele të mëdha të vendosura në të.