Publikohet albumi i ri

Sunday, December 7, 2025

Ky produksion i ri i këngëtares britanike vjen pas debutimit me “3 Words” të vitit 2009. Puna për albumin e ri ka filluar që shkurtin e shkuar, pikërisht pasi Cheryl fitoi një çmim në Brit Awards në kategorinë “Singëlli më i mirë” për FIGHT FOR THIS LOVE. Siç edhe ju kemi njohur singëlli që i parapriu albumit të fundit ishte PROMISE THIS, që rezultoi i suksesshëm që në ditët e pra të lançimit. Albumi i ri mikson edhe një herë rrymat R&B dhe dance dhe e sheh Cheryl-in në punë me producentë të rinj si Starsmith (që ka punuar me Ellie Goulding, Kylie Minogue), Shux (që ka punuar me Jay-Z) dhe JR Rotem (që ka punuar me Rihanna, Jason Derulo). Albumi ka edhe dy bashkëpunime shumë speciale si ai me Dizzie Rascal në këngën EVERYBODY EVERYONE si dhe me Travie McCoy në këngën YEAH YEAH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -