Publikohen foto nga dasma e mamasë së Beyonce

Beyonce ka treguar se kujt i ka ngjarë. Kjo shihet më së miri teksa këngëtarja pozon në një fotografi pranë mamasë së saj, në ditën e dasmës së Tina-s.
61-vjecarja u martua me aktorin Richard Layson më 12 Prill, në një jaht në Newport Beach.
Sigurisht që vajza e saj 33-vjecare rrëzëllinte e tëra, ndërkohë që në fotografi shfaqet në krah të së motrës Solange, këngëtares Kelly Rowland dhe aktores Bianca Lawson, të gjitha të veshura me të bardha.
Më në fund nëpërmjet kësaj fotoje zbuluam edhe se cfarë kishte veshur Beyonce si shoqëruese e nuses.

Advertisement