PSG pezullon Messin për dy javë!

Vendimi i Lionel Messit për të bërë një udhëtim në Arabinë Saudite, pa folur më parë me trajnerin apo drejtorin sportiv e ka bërë atë objekt të masave disiolinore të rregullores së brendshme të klubit të PSG.

Mediat kryesore franceze raportuan se udhëtimi i yllit pas një humbjeje në Lorient ishte një vendim i paautorizuar.

Advertisement

L’Equipe raporton se fituesi i Kupës së Botës është sanksionuar për vendimin e tij dhe është pezulluar për dy javë.

Ai do të humbasë ndeshjet kundër Troj dhe Azhaksio dhe “nuk do të stërvitet apo paguhet” gjatë kësaj kohe.

Ai mund të kthehet për t’u përballur me Oksere, ndeshje e planifikuar që të zhvillohet më 21 Maj.

Gjithashtu, L’equipe bën të ditur se PSG ka vendosur të mos rinovojë me Messin të cilit i përfundon kontrata më 30 Qershor të këtij viti.