Gati 6 orësh pas ndërprerjes së madhe që paralizoni rrjetin e mediave sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp, duket se këto u rilidhën përsëri, në fillim pjesërisht dhe tani me siguri në të gjitha aspektet.
Grupi i monitorimit të faqeve në internet DoënDetector e cilësoi si “dështimin më të madh të këtij lloji të parë ndonjëherë”, me 10.6 milionë raportime problemesh në nivel global.
Aksionet e Facebook, i cili ka gati 2 miliardë përdorues aktivë ditorë ranë ndjeshëm përgjatë ditës së hënë. Ekspertët e sigurisë thanë se problemi mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse edhe sabotimi nga një i brendshëm do të ishte teorikisht i mundur.
“Facebook në thelb kyçi veten brenda makinës së tij”, shkroi në Twitter, Jonathan Zittrain, drejtor i Qendrës Berkman Klein të Harvard-it për Internet dhe Shoqëri.
Ditën e sotme, Facebook lëshoi një deklaratë ku konfirmoi se shkaku i ndërprerjes ishte një ndryshim i konfigurimit të ruterave bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave të të dhënave të kompanisë dhe kjo ndaloi gjithë shërbimet e Facebook.
Cloudfare, kompani infrastrukture uebi, e cila kishte problemet e saj me ndërprerjen së fundmi, ka dhënë një shpjegim të hollësishëm në lidhje me atë që ndodhi. Përfshijnë dy gjëra që në thelb krijojnë dhe lejojnë të funksionojë interneti: DNS (Domain Name System) dhe BGP (Border Gateway Protocol). Interneti është “shumë rrjete të lidhura”. Shumë. Për të mbajtur rendin e gjërave, duhet diçka si BGP për të treguar se ku duhet të shkosh. DNS është në thelb sistemi i adresave për vendndodhjen e secilës faqe në internet – adresa e saj IP – ndërsa BGP është udhërrëfyesi që gjen mënyrën më efikase për të arritur në atë adresë IP.
Cloudflare shpjegon se Facebook të hënën, në thelb, i tha BGP përmes një serie përditësimesh se ato rrugë për në Facebook nuk ekzistonin më.
Pse u prishën edhe Instagram, Messenger dhe WhatsApp?
Të gjitha shërbimet e Facebook u prekën, jo vetëm Facebook. Ndryshimi përfshinte gjithë sistemet e brendshme të Facebook-ut. Raportet tregojnë se personeli ishte mbyllur jashtë zyrave dhe nuk mund të hynin në platformën e tyre të brendshme të komunikimit.
Pse u desh kaq shumë kohë për ta rregulluar problemin?
Sistemet e brendshme të Facebook janë drejtuar nga i njëjti vend, kështu që ishte e vështirë për punonjësit të diagnostikonin dhe zgjidhnin problemin. Stafi i Facebook thuhet se nuk ishte në gjendje të hynte në platformën e tij të komunikimit, ëorkplace, dhe nuk ata ishin në gjendje të hynin në zyrën e tyre për shkak të sistemit të kalimit të sigurisë që ishte kapur në ndërprerje.
Si e rregulluan përfundimisht?
Facebook deri më tani nuk ka hyrë në shumë detaje në lidhje me atë që shkoi keq dhe si u rregullua, por kishte raporte të shumta që gjiganti i mediave sociale dërgoi një ekip teknik në serverët e tij në Kaliforni për të rivendosur manualisht serverët ku lindi problemi.
A ishin të dhënat e mia personale në rrezik?
Jo më shumë se kur Facebook është në funksionim.
A nuk është kjo një kohë e dyshimtë që Facebook të ‘prishet’?
Po. Facebook nuk po kalon në fazën më të mirë. Javën e kaluar, kompania ndaloi një plan për të lançuar Instagramin për fëmijët, pasi hulumtimet e brendshme të publikuara në mënyrë jozyrtare treguan se kompania ishte në dijeni se aplikacioni mund të ndikonte në shëndetin mendor të vajzave.
Të dielën, ish-menaxherja e produktit në Facebook, Frances Haugen, doli në publik me akuza shpërthyese se Facebook i kishte dhënë përparësi rritjes dhe fitimit mbi sigurinë publike.
“Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën,” tha ajo për 60 Minutes.