Pse Princi William nuk vë unazë martese?

Unaza e fejesës së Kate Middleton të cilën Princi William ia dhuroi në 2010-ën është kthyer në ikonë. Safiri blu, 12 karatësh, ishte trashëgimi nga Princesha Diana.
Pas martesës Kate vuri edhe unazën tradicionale, rrethin e martesës.
Megjithatë ajo që bie në sy është se Princi William asnjëherë nuk vë unazë martese.
Cila është arsyeja?
Nuk është në stilin e tij.
Pak para ditës së dasmës së tyre, pallati mbretëror lëshoi një deklaratë duke thënë se ai nuk do të ndiqte traditën e vënies së unazës.
“Mbetet sipas preferencës së secilit. Cifti e ka diskutuar këtë cështje por Princit William nuk i pëlqejnë unazat.”

Advertisement