Pas largimit të shumë personazheve të pëlqyer nga publiku, kohët e fundit Top Channel ka qenë një nga televizionet më të përfolur.

Si fillim u diskutua gjatë dhe me tone të ashpra për largimin e disa prej aktorëve më të mirë të Portokallisë, më pas vëmendja shkoi te moderatorët e këtij televizioni. Dy më të përfolurit për largimin e tyre ishin Adi Krasta dhe Jonida Shehu. Largimi i Adit la pas shumë polemika pasi u diskutua se ai po përgatiste nje program për të shtunën dhe vendin e tij e zuri Luana me emisionin më të ri “Shiko kush luan”. Megjithatë Krasta nuk u prononcua asnjëherë për këtë çështje.

Advertisement

Nga ana tjetër, largimi i moderatores së emisionit të pasdites, Jonida Shehut, bëri shumë “zhurmë” në media, pasi ajo dha dorëheqjen pa njofuar më parë, duke e lënë produksionin në vështirësi për të gjetur një zëvendësuese. Thuhet se arsyeja e largimit të saj është një gjobë që televizioni në fjalë i ka vënë për shkak se reklamoi biznesin e këngëtares Rezarta Shkurtës, pa diskutuar më parë me produksionin. Gjithësesi dhe kjo nuk u konfirmua kurrë.

Por, mesa duket këto probleme brenda Top Channel, po shfaqen mjaftueshëm dhe në sytë e publikut. Ishte një prej ndjekësve që ka pyetur moderatorin Ledion Liçon për gjithë këto largime nga Top-i, i cili ka marrë përgjigje të menjëhershme nga bashkëshorti i një prej trashgimëtareve të Top Medias.
“Topi është si Shqipëria, njerëzit shkojnë nga shkojnë, prapë këtu kthehen. Puthje”- ka qenë një ndër komentet e tij, duke i mbyllur gojën në këtë mënyrë të gjithëve.

Pyetja që na vjen në mendje në këto momente është: Pse të gjithë pyesin Ledionin për largimet nga Top-i kur në fakt drejtori nuk është ai?!