Pse kthehemi me ish-ët?

1. Historia ka mbaruar, por ndjen se nuk i ke shkuar deri në fund.

2. E idealizon marrëdhënien e kaluar dhe i thua vetes: ”ah sa mirë që isha me të” ose “me ish-in bëja këtë apo atë gjë”. Refuzon disa aspekte të realitetit, por në fakt harron faktin që ajo histori ka marrë fund e me siguri ka pasur diçka që nuk shkonte mirë.

Advertisement

3. Shpesh kjo dëshira për t’u rikthyer me ex-in është e lidhur edhe me një lloj narcizizmi. Ke nevojë të dish nëse ish partneri të do akoma apo nëse është në gjendje të dashurojë edhe pas teje. Do të sigurohesh që je e pazëvendësueshme. Si rrjedhojë ish partneri/ja luan shpesh një rol protektiv. Është alibija ideale për të mos qenë në ajër. Dihet që e panjohura n’a frikëson, dhe për këtë arsye ish partneri është gjithnjë në një cep të mendjes.

Ç’pyetje duhet t’i bëjmë vetes, përpara se të rifillosh një aventure me ex–in? Para së gjithash duhet të bësh dallimin mes një impulsi egoizmi (dua të ndihem e sigurt, apo kam nevojë për arushin tim) dhe dëshirës serioze e thelbësore për të rifilluar. Në rastin e dytë mund të ktheheni me ish partnerin. Edhe nëse nuk do të funksionojë, të paktën nuk do të pendoheni që nuk e provuat. Mgjth ndonjëherë është e kotë t’i bësh vetes shumë pyetje, pasi spontaniteti është zëri më i mirë për t’u dëgjuar, pasi ndjenja e dashurisë nuk i përket racionalitetit.