Pse Inteligjenca Artificiale mund të jetë shumë e dëmshme?

Inteligjenca Artificiale mund të jetë shumë e dëmshme dhe duhet mbajtur nën kontroll. Madje sot regullimi me ligj nuk është ende i mirëmenduar e plotësuar.

Sipas Administratorit të Deleguar të motorit të kërkimit Google Sundar Pichai, duhen traktate dhe ligje të forta të ngjashme për nga serioziteti i çështjes me ato ligje mbi armët bërthamore.

Advertisement

Në një intervistë, ai thekson qartë se inteligjenca artificiale nëse përdoret në mënyrë të gabuar, mund të jetë vërtet shumë e dëmshme per njerëzimin. Madje terheq vëmendjen edhe tek fakti se konkurenca e madhe dhe e fortë në treg për përparimin e teknologjisë mund të ketë pasoja në lëkundjen e sisitemit të sigurisë.

Inteligjenca artificiale është aftësia e produkteve teknologjike të tregojnë kapacitete njerëzore si arsyetimi, të mësuarit, planifikimi dhe krijmtaria. Sot përdoret gjerësisht në disa fusha si tregjet financiare, në mjekësi dhe robotike. Në shoqërinë bashkëkohore, sasia e te dhënave të gjeneruar si nga njerëzit ashtu edhe nga pajisjet, është tej mase e lartë dhe teknikisht e papërballueshme për t’u interpretuar dhe për të marrë vendime komplekse nga njeriu.