Pse është arrestuar Big Mama?

Këngëtarja tetovare Besiana Kasami, e njohur nga të gjithë si Big Mama, ka qëndruar 24 orë nën arrest në Policinë e Tiranës, pasi kishte përdorur armë gjatë xhirimeve të klipit të saj të ri.
Sipas medias kosovare Express, ajo ka realizuar klipin e fundit në Tiranë, në bashkëpunim me aktorin e humorit Bes Kallaku dhe këngëtarin Rati.
Ishte vetë artistja ajo që ka vënë në lëvizje policinë me një foto të publikuar në “Facebook” me momentet e klipit.
Fotoja shoqërohej me shkrimin “Kallash i vërtetë. Ilja dhe Bigi.
Në përfundim të xhirimeve të klipit, Big Mama është nisur drejt Tetovës, por më parë ka bërë një ndalesë “të vogël” në rajonin e policisë, shkruan Express.
Lirimi i këngëtares është bërë i mundur pas ndërhyrjes së policisë maqedonase.

Advertisement