PS përshëndet qëndrimin e PE: Shpresojmë që PD të kthehet në punë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka përshëndetur sot qëndrimin e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve dhe të grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian.

“Për ne, deklarata e tyre është 100 përqind në linjë me qasjen parimore që PE ka dhe që i takon tashmë Kuvendit të Shqipërisë ta mbështesë tërësisht. Ne jemi gati ta kemi këtë qëndrim parimor një rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë dhe ta votojmë nesër sëbashku me deputetët e Partisë Demokratike në Kuvend. Le të shpresojmë që PD është gati të kthehet në punë dhe të votojë bashkë me ne këtë rezolute fjalë për fjalë siç është”, është shprehur nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Advertisement