Pasi Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha, deklaroi se nuk do të rikandidojë më për këtë post, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Socialiste.Nëpërmjet deputetes Blerina Gjylameti, Partia Socialiste deklaron se z. Basha këtë vendim e kishte marrë që më parë, “kur u emërua në atë post me votat e shpikura nga Arben Ristani, sepse ai nuk bëri asgjë për Tiranën në 4 vjet.”
Deputetja Gjylameti tha se Basha në 4 vjet nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin.
“Lulzim Basha po i kursen vetes ndëshkimin e merituar me votë nga qytetarët e kryeqytetit që në këto 4 vite kanë parë sesi ka degraduar nga dita në ditë hapësira e përbashkët ku ata kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë. Lulzim Basha mund të shpikë çfarë arsye të dojë për të justifikuar faktin që sot s’ka guxim t’u dalë përballë banorëve të Kryeqytetit. Por arsyet e vërteta janë krejt tjetër.”, ka vijuar ajo duke renditur në përfundim të fjalës të gjitha premtimet e bëra nga kreu i Bashkisë Basha.