PS: Basha nuk mbajti premtimin për shtimin e hapësirave të gjelbra

Partia Socialiste vijoi dhe sot të denoncojë Lulzim Bashën për premtimet e pambajtura gjatë mandatit katërvjeçar në krye të bashkisë së Tiranës.
Përmes deputetes Olta Xhaçka, PS akuzoi Bashën se nuk mbajti premtimin për dyfishimin e hapësirave të gjelbërta, të cilat, tha ajo, bëri çmos t’i kthente në sheshe ndërtimi.
“Basha, jo vetëm që nuk ndërtoi asnjë metër katror park, por me Planin e tij Urbanistik u bë gati të shndërronte në sheshe ndërtimi pot 16 hapësira të gjelbra të kryeqytetit”, tha deputetja e PS-së.
Por, shtoi Xhaçka, më 21 qershor Tirana do të zgjedhë drejtimin e duhur, duke votuar për Erion Veliaj.

Advertisement