Prurje të reja në televizion: Çfarë do të sjellë këtë herë Ilda Bejleri? (Foto)

Mesa duket ky sezon televiziv do te ketë shumë surpriza dhe prurje të reja.

Ledion Liço, Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu kanë qenë disa nga moderatorët që kanë njoftuar se projekte të reja do të vijnë shumë shpejt në televizionet shqiptare.
Megjithatë, listës ju shtua edhe një tjetër dhe këtë lajm e ka dhënë moderatorja e sportit Ilda Bejleri.

Advertisement

Nëpërmjet një postimi në Instagram Ilda shfaqet e qeshur dhe në përshkrimin e fotos flet për nisjen e një projekti të ri, i cili duket se është një reality show me kërcime dhe njerëz të bukur.

Moderatorja bukuroshe nuk ka treguar më tepër, duke na lënë në pritje për të parë se çfarë do të na sjellë.