Protestuesja kundër Trump ngjitet në majë të Statujës së Lirisë (Video)

Një protestuese është ngjitur deri në gjysmën e statujës së Lirisë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditën e djeshme, pikërisht në 242 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve.

Veprimi i saj ka rezultuar si protestë ndaj vendimit të administratës së Trump për të ndarë fëmijët emigrantë nga familjet e tyre në kufijtë amerikanë.

Advertisement

Protestuesja në fjalë quhet Therese Patricia Okoumou, një emigrante e cila tërhoqi vëmendjen e njerëzve pasi filloi të ngjitej në Statujën e Lirisë dhe arriti lartasinë 40 metra. Autoritetet kanë tentuar ta zbresin gruan poshtë, por ajo ka refuzuar të largohet. Për afro tre orë ajo ka arritur deri në bazën e statujës dhe aty ka qëndruar derisa forcat e Policisë e kanë arrestuar dhe larguar me forcë.

Sipas mediave botërore, Therese Patricia Okoumou, është pjesë e një grupi protestuesish “Rise and Resist”. Ajo u kishte thënë policëve se “nuk do të zbres derisa fëmijët të lirohen nga burgu ku po mbahen”. Grupi me të cilin ishte aktivizuar për protestën tha se veprimi i saj nuk ishte i planifikuar.