Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar sot nga banorët e Himarës me pretendimin se po u grabiten pronat.”Sërish, kërkesat e tyre për dialog dhe transparencë gjetën përballë dyert e mbyllura të Bashkisë dhe heshtjen prepotente të z. Goro”, sqaroi Dule. Ai kërkoi të ndërtohet dialog konstruktiv me komunitetin. “PBDNJ i drejtohet Kryeministrit Rama të nisë pa humbur kohë, personalisht dhe jo nëpërmjet marionetave të tij lokale, dialogun konstruktiv me komunitetin për tu dhënë zgjidhje problemeve jetike të dhënies së titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm dhe rregjistrimit të pronës, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore, hartimit te një plani zhvillimi real të infrastrukturës së munguar të zonës që do të garantojë perspektivën e kësaj perle turistike, me komunitetin dhe për komunitetin, dhe jo në shërbim të interesave ilegjitime, abuzuese dhe korruptive të grupeve të fuqishme ekonomike”, u shpreh Dule.