Propozimi për martesë

Sipas disa raportimeve diva 53 vjeçare po e mendon propozimin për martesë bërë nga i dashuri i saj Brahim Zaibat tre javë më parë në një qendër Kabbalah në New York. “Brahim i propozoi të dashurës së tij që të martohen, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Madonna nuk do të nxitohet. Është shumë e lumtur me Brahimin, por miqtë nuk janë të sigurt nëse është gati sërish për martesë. Thënë kjo, artistja ka frikë të jetë vetëm. Ajo preferon të ketë një mashkull më të ri në jetën e saj që e bën të ndihet e re”,- ka thënë një burim. Kujtojmë se Madonna u divorcua nga Guy Ritchie, ish-bashkëshorti i tretë, në vitin 2008.

Advertisement