Ditën e djeshme u përfol për largime, rikthime dhe lëvizje në televizione të ndryshme për sezonin e ri që nis në shtator.
Ndër to ishte dhe moderatorja Anjeza Maja, e cila sipas Anabel mbylli kontrantën me Top Channel dhe u largua nga emisioni i paradites “Në Shtëpinë Tonë” që drejtonte bashkë me Florian Agalliun.
Por ku do e shohim atë sezonin e ri? Në Tv Klan.
Anjeza tha për Anabel se ka diçka me Klan-in, por nuk do të jetë si prezantuese, por si protagoniste.
Sipas burimeve për “Chaud patate” në Radio NRG mësohet se Anjeza do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “Dance With Me”, (i cili nis më 10 shtator) si konkurrentja e parë.
Kujtojmë gjithashtu se Alketa Vejsiu është drejtuesja e këtij programi vallëzimi dhe për herë të parë Kledi Kadiu, balerini i famshëm, do të jetë pjesë e jurisë bashkë me Valbona Selimllarin dhe Robert Aliaj.