Priyanka Chopra dhe Nick Jonas hedhin hapin e radhës

Lidhja e Priyanka Chopras dhe Nick Jonas sa vjen e bëhet më serioze.

Aktorja dhe këngëtari planifikojnë të bëjnë një festë fejese me prindërit dhe të afërmit e tyre në Indi, ku do prezantojnë familjet e njëri-tjetrit.

Advertisement

Sipas IndiaDNA thuhet se festa do të mbahet më 18 gusht në Mumbai, aty ku akotrja momentalisht është duke xhiruar filmin “The Sky is Pink” dhe ku jetojnë familjarët e saj.

Kujtojmë se dalja e tyre e parë së bashku ka qenë në MET Gala 2017 aty ku u shfaqën e dhe shkëndijat e para të dashurisë. Edhe pse dashuria nuk njeh moshë, Nick gjithmonë është tërhequr nga vajza më të mëdha se ai në moshë, edhe Priyanka është një prej tyre.