Pritjes po i vjen fundi… “Spice Girls” bashkohen për dasmën mbretërore

Para disa muajsh u përfol gjatë se grupi i famshëm i vajzave “Spice Girls” do të ribashkohen, por asgjë nuk u konfirmua.

Mesa duket bashkimi i tyre do të vij shumë shpejt, pasi vajzat janë ftuar në dasmën mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle. Lista zyrtare e e ftesave është ende mister, por duket se në 19 maj, pesë vënde janë të rezervuara pikërisht për vajzat e grupit.

Advertisement

Një gjë të tillë e ka zbuluar anëtarja e grupit Mel B, gjatë intervistës në talk shoë amerikan “The Real”. Sipas saj ftesat u janë dërguar personalisht nga princ Harry. E pyetur për detaje të tjera, anëtarja e grupit u përgjigj: “Nuk flas më se kam zbuluar shumë edhe kaq”.

Sipas mediave në martesën mbretërore mund të jetë edhe këngëtarri Ed Sheeran, të cilit princi Harry i ka kërkuar të performojë për çiftin.