“Prindërit më kanë vdekur në një aksident, unë isha shofer”/ Tani rrëfen tragjedinë e rëndë!

Tani ndau një histori shumë të dhimbshme me banorët. Ai tha se 10 vite më parë mbeti jetim, pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident rrugor.

Duke biseduar me Oltën, Armaldon dhe Dean, Tani shtoi se prindërit e tij kanë qenë pasagjerë, ndërsa ai shofer në momentin që ndodhi aksidenti tragjik.

Advertisement

Tani shtoi se vetëm ai mundi t’i mbijetonte aksidentit fatal, ndërsa e kujtoi ngjarjen e vitit 2013, si ngjarjen më tragjike të jetës së tij.

Aktori u shpreh se ai ishte me shpejtësi tej normave të lejuara, në momentin që një mjet i tonazhit të rëndë, i doli papritmas në korsi dhe më pas u përplasën.