Prince nuk e pëlqente muzikën e këtyre dy artistëve të famshëm

Letrat e fshehta të këngëtarit të ndjerë Prince, zbulojnë se ai nuk ishte aspak fans i muzikës së Ed Sheeran apo Katy Perry.

Në shënimet të cilat u gjetën në shtëpinë e tij në Minesota në vitin 2016, muzikanti kritikon industrinë e muzikës si ”përpjekje për të goditur këngëtarët deri në fyt”.

Advertisement

“Ne nuk na pëlqen [muzika e tyre] pa marrë parasysh sa herë ata e interpretojnë atë,” shkroi ai tutje në letrat e tij.

Revista Guardian’s Weekend raporton se pasuriae Prince ka qenë duke u kontrolluar në një përpjekje për të gjeneruar të ardhura.

Si rezultat një koleksion i letrave të tij janë përpiluar për një libër të ri të titulluar ”The beautiful ones”.

Libri vjen nga një superfans i Prince, Dan Piepenbring.

Burimi: Prive.al