Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Abc news shkruan se pak më parë Elia ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Mësohet se çifti e ka pagëzuar vogëlushen me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e mbretëreshës.
Princesha shqiptare Elia Zaharia ka zgjedhur të ruajë privatësinë gjatë nëntë muajve të shtatzënisë, duke shmangur daljet publike.