Prezanton filmin e ri dhe unazën e fejesës

Scarlett Johansson ka rrezatuar në Festivalin e Filmit në Toronto të Kanadasë. 28-vjeçarja prezantoi në këtë festival, filmin e saj të fundit ”Under the skin”. Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi mbi fejesën e aktores me –ish gazetarin francez, Romain Dauriac dhe të gjithë mediat janë të fokusuara tek unaza e fejesës. Përgjatë gjithë mbrëmjes aktorja amerikane e ka mbajtur të fshehtë dorën për të mos bërë publike unazën e saj, por fatkeqësisht nuk i ka ecur me paparacët, të cilën ia kanë fotografuar. Jeni kuriozë? Ja tek e keni.

Scarlett-Johansson-Toronto-Film-Festival-2013

Advertisement