Miley Cyrus – “Wrecking Ball”

Ata që mendonin se performanca e këngëtares Miley Cyrus ishte tepër skandaloze gjatë spektaklit amerikan MTV Video Music Awards janë gabuar. Këngëtarja di të provokojë dhe më shumë se aq dhe këtë e ka bërë me publikimin e këngës së saj më të re “Wrecking Ball”. Në videon e publikuar në You Tube, Miley shfaqet nudo dhe në pozicione mjaft provokuese. Megjithatë kjo nuk i ka penguar fansat e saj që të klikojnë në më pak se 24 orët e para të publikimit mbi 14 milionë herë për të parë videon. Ja tek e keni prurjen më të re nga artistja më e përfolur e momentit:

[youtube=http://youtu.be/My2FRPA3Gf8&showinfo=0&rel=0]

Advertisement