Ju tashmë e dini që trashëgimtari më i vogël i fronit të Britanisë ka ardhur në jetë dhe dje (23.07.2013) ka bërë daljen e parë publike në krahët e prindërve. Në 19:15 me orën lokale (20:15 me orën tonë) Princi William dhe Kate Middleton dolën nga Lindo Wing i spitalit St Mary me vogëlushin e tyre në krahë. Kate që ndiçonte nga lumturia dhe fustani bojëqiell me pika të bardha dhe bashkëshorti William qëndruan për disa çaste përpara gazetarëve para se të hipnin në makinë që u drejtua nga vetë William. Princi me buzëqeshje vesh më vesh, ka bërë shaka me përfaqësuesit e shtypit e dukej sikur fluturonte, sidomos kur mbajti në krahë të voglin, ende pa emër.

Ja disa nga fotot e prezantimit zyrtar të vogëlushit të Cambridge ☺.

Advertisement