Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan.

Zyra e shtypit të Presidentit të Republikës shpërndau të mërkurën në mbrëmje foto nga takimi i Presidentit.

Advertisement

Sipas njoftimit nga Ambasada e SHBA-së, Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm dhe për të diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.