Nëse do na duhet të përmendim disa vajza seksi, emri i këngëtares dhe aktores së njohur Jennifer Lopez është një nga emrat e parë që na vjen në mendje. Këtë ia atribuojmë klipeve, filmave apo performancave mjaft seksi të saj, si ajo e të dielës që lamë pas me Malumën në AMAs.
Kur menduam se kishim parë mjaftueshëm nga JLo pak ditë më parë, postimet e saj të fundit sapo na lanë “gojëhapur”.
Me anë të një video nudo, ku nuk i lë farë hapësirë imagjinatës, Jennifer prezantoi këngën e saj më të re, “In The Morning”, që publikohet të premten dhe linjën e saj të produkteve kozmetike, që lançohet në 1 janar 2021.
Nga fotoja dhe videot kuptojmë mjaft qartë që vitet kalojnë, bota kalon edhe në pandemi, por Jennifer Lopez vazhdon të jetë më në formë dhe më seksi se kurrë ndonjëherë.
Cover-i zyrtar i këngës do të jetë poza nudo e këngëtares së “On the Floor” dhe kaq do të mjaftojë që t’i japim “play” butonit të premten që në orët e para të mëngjesit.