Victoria Beckham, stilistja e njohur dhe mamaja seksi para 2 ditësh ka prezantuar koleksionin e ri pranverë-verë 2014 në eventin e modës New York Fashion Week. Ajo është shfaqur në rrugët e New Yorkut me një fustan të veçantë dhe te gjerë ngjyrë bojëqielli nga ky koleksion. Vic preferon gjithmonë veshjet e ngushta edhe pse është shumë e dobët, por për këtë fustan ajo është shprehur edhe më parë në një status në Twitter se ishte ndër të preferuarit e saj. Edhe vajzave te NRG u pëlqen shumë :).