POST MALONE rikthehet me “MOTLEY CREW” dhe publikon videon plot yje

Një epokë e re muzikore ka filluar zyrtarisht për Post Malone! Të premten më 9 korrik u publikua “Motley Crew”, single i tij që ka lidhje dhe me një dokumentar që do të vijë së shpejti.

Kënga është një himn për inatin, në lartësinë e duhur të këngëve që e bënë të njohur dhe të dashur reperin amerikan vitet e fundit. Videoja mban regjinë e Cole Bennett dhe është xhiruar në Auto Club Speedway në Fontana, Californi. Përveç Post Malone, në klip shfaqen edhe yjet garues të NASCAR Denny Hamlin dhe Bubba Wallace, së bashku me të ftuar të tjerë specialë si Tommy Lee, Big Sean, French Montana, Kerwin Frost, LoveLeo, SAINt JHN, Ty Dolla $ ign, Tyga, Press, Trinidad James dhe Tyla Yaweh.

Advertisement