“NDA” singëlli i ri i BILLIE EILISH

Billie Eilish ka njoftuar se cili do të jetë kënga tjetër nga albumi i saj i ri “Happier Than Ever”.

Pas “Your Power” të lançuar në Prill, radhën e ka “NDA”, një këngë që do të jetë në dispozicion nga e Premtja 9 Korrik. Shoqëruese e këngës do të ketë edhe një video zyrtare me regji të vetë Billie, të cilën ajo e përcaktoi si një nga më të bukurat që ka bërë ndonjëherë. 

Advertisement

Albumi “Happier Than Ever” është pasuesi ideal i “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” i 2019-ës  dhe do të publikohet më 30 korrik. Do të përbëhet nga 16 këngë mes të cilave dhe këngët që janë publikuar tashmë “Therefore I Am”, “my future” e “Your Power”.

Ja dhe tracklista e plotë:

1. Getting Older
2. I Didn’t Change My Number
3. Billie Bossa Nova
4. my future
5. Oxytocin
6. GOLDWING
7. Lost Cause
8. Halley’s Comet
9. Not My Responsibility
10. OverHeated
11. Everybody Dies
12. Your Power
13. NDA
14. Therefore I Am
15. Happier Than Ever
16. Male Fantasy