Portieri i Kroacisë shpërthen në lot gjatë konferencës për shtyp (Video)

Danijel Subasic, portieri i Kroacisë, shpërtheu në lot sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rusinë.

Subasic e pyetën për mikun e tij të ndjerë, foton e të cilit e mbante poshtë uniformës së Kroacisë dhe e tregoi pas pritjes së tri penalltive gjatë ndeshjes me Danimarkën.

Advertisement

Në moshën 24-vjeçare miku i portierit, Hrvoje Custic, vdiq tragjikisht si pasojë e përplasjes së kokës në një mur betoni gjatë një ndeshjeje futbolli. Kjo e martë ishte shumë drithëruese për gardianin e Kroacisë, pasi kjo temë iu ngrit nga media, pas fitores së vendit të tij ndaj Danimarkës.

33-vjeçari i cili është pjesë e Monaco-s, shikonte në qiell pas çdo penalltie të shpëtuar dhe veshi një bluzë të bardhë me foton e ish-shokut të ndjerë, në kujtesë të Custic. Arritjen e Kroacisë deri në këtë fazë të Botërorit Subasic ia ka dedikuar shokut që u nda nga jeta duke luajtur futboll, sportit që ai dëshironte të linte shenjë në jetë.