Më 4 Prill është shpallur vendimi sipas të cilit kompania Porsche nuk ka faj në vdekjen e aktorit Paul Walker dhe mikut të tij Roger Rodas.
Aktori i “Fast & Furious” dhe miku i tij humbën jetën kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas dhe mori flakë, duke bërë që të dy ata të humbnin jetën.
Në Maj 2014, e veja e Rodas, Kristine Rodas, paditi kompaninë e makinave me pretendimin se makina ku udhëtonte bashkëshorti i saj nuk kishte asnjë parametër sigurie në rregull.
Por sipas gjykatës, provat nuk ishin të mjaftueshme.
Sipas avokatit të së vesë, cështja do të cohet edhe në apel.