Në këtë mënyrë, ai ka lënë pas rivalin e tij, konservatorin Jaroslav Kaczyinski, i cili mësohet e ka marrë 47% të votave. Ndërkaq, pjesëmarrja në votimet e balotazhit ishte më e lartë nga sa pritej me një kuotë prej 55%, duke shënuar kështu mbështetje të lartë ndaj kreut të ri të shtetit polak, i cili do të zëvendësojë në detyrë presidentin e ndjerë, Lech Kaczynski. Ky i fundit bashkë me 96 anëtarë të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore humbën jetën pas rrëzimit të avionit, me te cilin ata udhëtonin për në Smolensk të Rusisë. Komorovski në një prononcim pas shpalljes së rezultateve të sondazhit pas-elektoral e cilësoi këtë si “një fitore për demokracinë”.