Një ligjbërëse britanike ka prekur mijëra njerëz me rrëfimin e saj të trishtë.

Michelle Thomson tregoi gjatë një seance në Dhomën e Komuneve se ishte përdhunuar në moshën 14-vjeçare.

Advertisement

“Ishte diçka e tmerrshme për mua. Frikë, horror dhe shumë shpejt kuptova se nuk mund të shkëputesha dot”,- rrëfeu ajo përballë kolegëve në Ditën Kombëtare kundër Dhunës ndaj Femrës.

“Më pas eca për në shtëpi. Ishte ftohtë, po qaja dhe kalova në gjendje shoku. Nuk i tregova askujt, as familjes, as miqve, as policisë, por e mbajta brenda vetes”,- vijoi më tej historinë ajo.

Sot ne gratë duhet të ngrihemi kundër paragjykimeve në shoqëri dhe të reagojmë, të tregojmë, t’i mposhtim ato. Sot unë nuk kam frikë, sepse nuk jam një viktimë, por një e mbijetuar”,- tregoi Michelle.