Polemika të shumta pas fotos së fundit të vajzës së Kim Kardashian

Gjithçka çfarë ndodh me familjen Kardashian-Jenner është gjithnjë në vëmendjen e ndjekësve të kësaj familje, të cilët nuk kursejnë komentet pozitive, por as ato negative.

Këtë herë në vëmendje kanë qenë disa foto të publikuara nga Kris Jenner, në të cilat shfaqen mbesat dhe vajzat e saj, ndër to edhe North.

Advertisement

Ajo që ka rënë në sy është pirsing në hundë i vogëlushes 6-vjeçare dhe kaq ka mjaftuar që të nisin një valë komentesh negative për Kriss Jenner dhe nënën e të voglës Kim Kardashian.

Në kundërpërgjigje Kim publikoi një ‘Instastorie’ ku u tregoi të gjithëve se pirsing në hundë nuk ishte i vërtetë. Nuk është hera e parë që familja Kardashian kritikohet për sjellje apo publikime të ndryshme.

oooo

/Opinion.al/