Polemika për atletet e Michelle Obama

Zonja e Parë Amerikane është në mes të polemikave për shkak të zgjedhjes që ka bërë, për të veshur një palë atlete prej 400$ në një akt solidariteti kundër varfërisë në botë që është zhvilluar në Washington. Atletet në fjalë janë të markës franceze Lanvin dhe gjenden vetëm në dyqanet më eksluzive. Zonja e parë ka dashur të anashkalojë polemikën e krijuar duke thënë se janë vetëm një palë atlete, të cilat i kish veshur që në 5:15 të mëngjesit për të nxjerrë qenin shëtitje.

Advertisement